MENU

Ngjarja në Shkodër

Zjarri ‘përpin’ lagjen e komunitetit rom

22.09.2018 - 16:13

Një zjarr i rënë mengjesin e sotëm, ka rrezikuar jeten e dhjetra përsonave të komunitetit rom në Shkoder.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë disa baraka ku jetonin disa familje. Falë ndërhyrjes së shpejtë të repartit zjarrfikës, të moshuarit dhe fëmijet që ishin në banesa kanë shpetuar pavarësisht dëmeve materiale të shumta.

Ende nuk dihen shkaqet por demet janë të konsiderueshme dhe falë ndërhyrjes se zjarrfikësve u bë i mundur edhe shpetimi i disa të miturve që ishin në banesa.

Komuniteti rom jeton në hyrje të qytetit të Shkodrës, në barakat e improvizuara dhe në kushtë shumë të vështira.

Megjithëse janë zbatuar projekte jo te pakta sociale për romet, si nga organizatatat joqeveritare ashtu edhe Bashkia Shkoder, kushtet e jetesës së tyre nuk kanë ndryshuar.

Takime ka plot, fonde janë dhënë, por ato nuk kanë shkuar në ndihmë të kësaj shtrese. Çdo ditë, në rrugët e Shkodrës, sillen të mitur të ketij komuniteti të cilët duke lypur fitojnë bukën e gojës.