MENU
klinika

Transferimi i mbrojtësit kuqezi

Zyrtare, Mavraj i bashkohet Bashës

05.09.2018 - 12:04

Para dy ditësh, Migjen Basha, në lidhje me Mërgim Mavrajn, pohonte: “Palët janë në kërkim të akordit financiar. Gjasat janë që Mavraj të më bashkohet mua në Greqi”. Kjo gjë është zyrtarizuar pikërisht ditën e sotme, çka konfirmohet nga mediat greke se Mërgim Mavraj ka firmosur zyrtarisht për Aris të Selanikut.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin helen. “Aris e vuri ‘qershinë mbi tortë’ sa iu përket përforcimeve të kësaj vere, duke siguruar marrëveshje me Mërgim Mavraj, i cili do të forcojë qendrën e mbrojtjes së verdhezinjve.

mergim mavraj
mergim mavraj

32-vjeçari është larguar së fundi nga Hamburg, pasi luajti 18 ndeshje sezonin e kaluar me të. Ai ka veshur edhe fanellën e klubeve të tilla si Koln, Greuther Furth, Bochum dhe Darmstadt. Mavraj është lojtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë që nga viti 2012, me 43 paraqitje dhe 3 gola, bashkë me shokun e ekipit të tij të ri tashmë, Migjen Basha” shkruan “thesports.gr”.