MENU
klinika

Temat e diskutimit

Zyrtare/ Putin dhe Vuçiç takohen më 2 tetor

24.09.2018 - 10:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të realizojë një takim mjaft të rëndësishëm me presidentin rus Vladmir Putin, në datën 2 tetor.

Ata të cilët e kanë njoftuar takimin kanë qenë vetë mediat serbe Tanjug,  cila thotë se tashmë është caktuar data, përderisa edhe vetë ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Chepurin, ka thënë se takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor.

vucic-putin konica.al
vucic-putin konica.al

Ajo çfarë do të diskutohet në takimin e dy presidentëve do të jetë tematika lidhur me çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.

Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë.

Në takimin e tyre të mëparshëm u diskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN