MENU
klinika

Skenari i parashikuar

Zyrtari amerikan paralajmëron spastrimin etnik të Preshevës

15.09.2018 - 16:22

Ish-zyrtari amerikan i administratës Obama, Charles Kupchan, ka përkrahur shkëmbimin e territoreve që po negociohet mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse e ka pranuar se diçka e tillë do të çojë në një “spastrim etnik” në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.  

Në një opinion të botuar në “The New York Times”, Charles A. Kupchan, ish-zyrtar i lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-së në vitet 2014-2017, ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të përkrahin propozimin e dy presidentëve, Aleksandër Vuçiçit dhe Hashim Thaçit për shkëmbim territoresh.

Kupchan në shkrim e pranon se marrëveshja Vuçiç-Thaçi do të jetë si një pikë kthese të cilin edhe pse “moralisht ofendues” SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta mbështesin.

Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tij Hashim Thaçi, duket se po punojnë në një propozim për t’u përfshirë në këmbim tokash, gjë që mund të ndezë konflikte të reja. Kosova veriore, e populluar kryesisht nga serbët etnikë dhe që kufizohet me Serbinë, do t’i kalonte Serbisë. Në shkëmbim, një pjesë e papërcaktuar ende e Luginës së Preshevës, do të bëhet pjesë e Kosovës“.

Sipas ish këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të presidentit Obama, një plan i tillë do të nënkuptonte edhe njëkohësisht një shkëmbim masiv popullatash.

Shuhen shpresat për heqjen e sanksioneve

Festa për fitoren e Trump, Dodik e paguan shtrenjtë

Mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Serbi-Kosovë?

Fitorja e Trump, çfarë pret Beogradi nga manjati