MENU
klinika

Kriteret dhe dokumentacioni

150 shkolla me oficer sigurie/ Zbulohen emrat

27.10.2018 - 21:54

Në 150 shkolla të arsimit parauniversitar në vend do të ketë oficerë sigurie që do të mbikëqyrin nxënësit dhe personelin mësimor.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi shërbimin e sigurisë publike në këto institucione dhe kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e sigurisë.

“Shërbimi i sigurisë publike në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, siguron përmirësimin e sigurisë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollave dhe ambientet përreth, nëpërmjet krijimit të figurës së oficerit të sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar; garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj; si dhe parandalimin e dukurive negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun/en e shkollës dhe prindërit”,-theksohet në vendim.

oficere sigurie ne shkolla-konica.al
oficere sigurie ne shkolla-konica.al

Në këtë të fundit bëhet me dije se ky shërbim do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit me oficerët e policimit në komunitet; si dhe përmirësimin e perceptimit të oficerit të sigurisë te nxënësit dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre e policisë.

Institucioni përgjegjës

Akademia e Sigurisë, si institucioni përgjegjës i vetëm për arsimin e lartë policor, që ka për qëllim formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe ofrimin e specializimeve e të kualifikimeve për institucione të tjera të zbatimit të ligjit, për personat fizikë dhe juridikë në fushën e rendit e të sigurisë publike, të përgatisë dhe trajnojë oficerët e sigurisë për institucionet e arsimit parauniversitar.

oficere sigurie ne shkolla-konica.al
oficere sigurie ne shkolla-konica.al

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për t’u përzgjedhur oficer sigurie janë, si më poshtë vijon:

a) Të jetë shtetas shqiptarë;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

ç) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

d) Të mos ketë marrë masën disiplinore të largimit nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë;

dh) Të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociolo-gjisë, psikologjisë, drejtësisë;

e) Të jetë jo më shumë se 40 vjeç;

ë) Të ketë njohuri të mira kompjuterike,-nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgje-gjës për Arsimin.

Ndërkohë, numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse do të përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

oficere sigurie ne shkolla-konica.al
oficere sigurie ne shkolla-konica.al

Emrat e shkollave që do të pajisen me oficerë sigurie

Nr- Emri i shkollës – Vendodhja – Numri i nxënësve

1 “Ismail Qemali” Tiranë qytet,

2 “Ibrahim Rugova” Kamzë 
3 “Sami Frashëri” Tiranë qytet 

4 “P. N. Luarasi” Tiranë qytet 
5 “Qemal Stafa” Tiranë qytet 
6 “Havzi Nela” Kukës 
7 “Shote Galica” Fushë-Krujë 
8 “Janaq Kilica” Fier 
9 “Myslym Keta” Tiranë qytet 

10 “Said Najdeni” Dibër 
11 “A. Z. Çajupi” Tiranë qytet 
12 “Leonik Tomeo” Durrës
13 “Ali Demi” Vlorë
14 “Besnik Sykja” Tiranë qytet 

15 “Hydajet Lezha” Lezhë
16 “Partizani” Tiranë qytet 
17 “At’Shtjefën Gjeçovi” Kurbin 
18 “Naim Frashëri” Durrës 
19 “Babë Dudë Karbunara” Berat 
20 “Asim Vokshi” Tiranë 
21 “Elez Isuf Ndreu” Kamzë 
22 “Aleksandër Moisiu” Kavajë
23 “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan 

24 “Dhaskal Todri” Elbasan
25 “18 Tetori” Lushnjë 
26 “Aleks Buda” Tiranë qytet 
27 “Jordan Misja” Shkodër 
28 “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan

29 “Gramoz Palushi” Paskuqan, Kamzë

30 “Skënderbeu” Has 
31 “Sinan Tafaj” Tiranë
32 “Hasan Tahsini” Sarandë
33 “Muharrem Çollaku” Pogradec
34 “Isa Adem Boletini” Tiranë
35 “Gjergj Kastrioti” Durrës
36 “28 Nëntori” Shkodër
37 “Ibrahim Muça” Librazhd
38 “Arben Broci” Tiranë 
39 “Jordan Misja” Tiranë
40 “Gjergj Pekmezi” Pogradec 
41 “Arif Halil Sulaj” Kurbin 
42 “Oso Kuka” Shkodër 
43 “Asim Vokshi” Tropojë
44 “Bulqizë” Bulqizë 
45 “Adem Vrapi” Roskovec 
46 “Isa Boletini” Paskuqan, Kamzë 
47 “Fuat Babani” Devoll 
48 “Shefqet Guzi” Gramsh
49 “Raqi Qirinxhi” Korçë
50 “Themistokli Gërmenji” Korçë
51 “Dervish Hekali” Mallakastër
52 “Pjetër Budi” Mat
53 “Skënderbeu” Krujë Krujë
54 “Shejnaze Juka” Shkodër
55 “5 Tetori” Kuçovë
56 “Eqrem Çabej” Tiranë qytet 
57 “Olsi Lasko” Durrës 
58 “Perikli Ikonomi” Fier
59 “Muhamer Janina” Berat 
60 “Ahmet Dakli” Elbasan
61 “Bernardina Qeraxhia” Durrës 
62 “Kristaq Capo” Berat
63 “Vasil Kamami” Elbasan 
64 “28 Nëntori” Mat
65 “Maqellarë” Dibër
66 “Halit Berzeshta” Librazhd
67 “Sami Frashëri” Elbasan
68 “Zhani Ciko” Patos
69 “Rrëshen” Mirditë
70 “Avdulla Keta” Tiranë qytet

71 “Siri Shapllo” Gjirokastër
72 “Sherif Hoxha” Malësi e Madhe

73 “Kristaq Capo” Shksh Berat
74 “Miti Zoi Zaka” Lushnjë
75 “16 Shtatori” Durrës 
76 “Mustafa Kemal Ataturk” Peqin 

77 “Myslim Shima” Tiranë 
78 “Shaban Çollaku” Mat 
79 “Halim Xhelo” Vlorë 
80 “Sandër Prosi” Tiranë 
81 “Ramiz Aranitasi” Skrapar 
82 “Haxhi Qehaj” Kavajë 
83 “Mustafa Hoxha” Cakran, Fier

84 “Mahmut & Ali Cungu” Elbasan 
85 “Kutalli” Berat 
86 “Sami Frashëri” Përmet
87 “Rifat Manjani” Bulqizë
88 “Zihni Magani” Peqin
89 “Kolë Idromeno” Shkodër
90 “Asim Zeneli” Gjirokastër
91 “Luigj Gurakuqi” Elbasan 
92 “Tomorr Sinani” Elbasan
93 “Jani Minga” Vlorë
94 “Maliq” Korçë
95 “Kullë” Durrës
96 “Ibrahim Hasmema” Tiranë 
97 “Osman Gjini” Elbasan 
98 “Abaz Shehu” Tepelenë
99 Manëz Durrës
100 “Bajram Abdiu” Kukës
101 “Jani Nushi” Lushnjë
102 “Nënë Tereza” Shkodër 
103 “Sadik Stvileci” Tiranë
104 “Myslym Shima” Tiranë
105 “Vajdin Lame” Tiranë 
106 “Sulejman Delvina” Delvinë
107 “Myrteza Kepi” Kuçovë
108 “Adem Haxhija” Shkodër
109 “Sadi Nuri” Tiranë 
110 “Skënderbeu” Krujë
111 “Sali Halili” Librazhd
112 “Milot” Kurbin
113 “Farkë” Tiranë
114 “Ymer Dishnica” Korçë
115 “Qemal Bazelli” Pogradec
116 “Petro Nini Luarasi” Kolonjë 
117 “Pirg” Korçë
118 “Sukth i Ri” Durrës
119 “Kastriot” Dibër
120 “Katund i Ri” Durrës
121 “Mustafa Qemal Ataturk” Vlorë

122 “Loro Boriçi” Tiranë
123 “At’Shtjefën Kurti” Kurbin
124 “Sabah Sinani” Pukë
125 “Gosë” Kavajë
126 “Miranda Baku” Elbasan
127 “Sulejman Elezi” Kamzë
128 “Anastas Çakalli” Elbasan
129 “14 Engjëjt” Pogradec
130 “Mahir Domi” Elbasan
131 “Llesh Nik Daka” Lezhë
132 “Faik Konica” Korçë
133 “Vath Koreshi” Lushnjë
134 “Fushë-Arrëz” Pukë 
135 “Hajredin Fratari” Mallakastër
136 “Hydajet Lezha” Lezhë
137 “Dom Nikoll Kacorri” Durrës
138 “Vaqarr” Tiranë 
139 “Luz i Vogël” Kavajë
140 “Jovan Ndreko” Fier
141 “Syzes” Berat
142 “Karl Gega” Lezhë
143 “Besnik Hidri” Durrës
144 “Dilaver Nezha” Librazhd
145 “Dodë Kaçaj” Malësi e Madhe 
146 “Fiershegan” Lushnjë
147 “Nikollë Zogoriani” Shkodër
148 “Mustafa K. Ataturk” Kamzë
149 “Bubq” Krujë
150 “Muhamet Kondi” Poliçan

Qëlloi veten me armën e shërbimit

Ndërron jetë në spital punonjësi i Gardës

"Trafikanti po gjerb kafenë ndoshta diku në lokalin e vet..."

Agron Gjekmarkaj: Salianji u rrëmbye nga jeta politike

"Hapja e negociatave është një paradoks në raport me klimën politike"

Nisja e bisedimeve me BE/ Agron Gjekmarkaj: Lajm i mirë

Shqipëria çel 6 kapituj negociues me BE-në

Kikia: Autoritetet shqiptare tashmë nën monitorimin e Brukselit