MENU
klinika

Zjarri në Shkodër

1500 rrënjë ullinj dhe 10 ha u shkrumbuan nga flakët

16.10.2018 - 18:17

1500 rrënje ullinj dhe 10 hektarë shkurre e pemë u dogjën në Malin e Taraboshit pasi fermerët e zonës aty pranë i vunë flakën barit të thatë për të pastruar arat. Tetori ka shënuar një tjetër rekord, me 50 zjarre të rëna në 15 ditë, ndaj shërbimi zjarrfikës kishte një apel të drejtpërdrejtë për ta.

Këto janë pasojat e zjarrit që përfshiu Malin e Taraboshit në Shkodër, pasi fermerëve të fshatit Zues u doli nga kontrolli djegia e barit të thatë.

1500 rrënjë ullinj dhe 10 hektarë shkurre e pemë u dogjën.

Zjarri u përhap frikshëm duke rrezikuar edhe banesa, ndërsa për ta vënë nën kontroll u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve, ushtrisë dhe punonjësve të zonave të Mbrojtura.

Agron Dibra, drejtor i shërbimit zjarrfikës: Ka pasur rrezik për banesa.

Tetori ka shënuar një tjetër rekord, me 50 zjarre të rena në 15 ditë, prandaj Dibra ka një apel për fermerët.

Agron Dibra, drejtor i shërbimit zjarrfikës: Ju lutem mos pastroni bar, mos vini zjarr sepse do t’iu dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zjarrvënien.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit