MENU
klinika

Dosja 'Tanku'

2 vite burg për ish-kryeministrin e Maqedonisë

05.10.2018 - 16:44

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me 2 vite burgim për ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski për dosjen ‘Tanku’.

Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Dytë ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin, i dënuar po për të njëjtën vepër.

Ankesat e të akuzuarit N.G. i ka refuzuar si të pabaza, ndërkaq vendimin e shkallës së parë e ka konfirmuar plotësisht. Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KOKZh-23/18, të njohur në opinion me emrin ‘Tanku’ pas mbajtjes së seancës publike, ka vendosur që ankesën e Gj.P., pjesërisht ta pranojë, me çka i njëjti dënohet me burg prej 4.5 vjetëve, ndërkaq pjesën tjetër e konfirmon me vendimin e shkallës së parë’, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për blerjen e ‘Mercedesit’ luksoz në vlerë prej 600 mijë Euro, e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovskin me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës me dy vjet burg. Të dy më pas parashtruan ankesa për aktgjykimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Rasti ‘Tank’ ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Popovski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?