MENU
klinika

Video

Sfidat e femrës shqiptare në monodramën ‘Infermiere Eva’

03.10.2018 - 12:54

Ditët e fundshtatorit në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” startoi premiera e monodramës “Infermiere Eva” nga Valentina Dafa e cila sjell të përkthyer realitetin e tranzicionit të gjatë shqiptar, (sidomos `97) përmes zërit dhe klithmave sfiduese të femrës, së cilës i janë mohuar udhët e jetës.

Jetë e mohuar sociale e profesionale nga ego maskiliste, nxjerrin në pah karakterin fisnik të femrave shqiptare të cilat guxojnë të jetojnë dhe dinë të ruajnë dinjitetin në çfarëdo rrethane a situate qofshin.

Një monodramë plot pathos që sjell tablo tipike të familjeve shqiptare.

Me regji të Klajdi Markut, nën interpretimin rrënqethës të aktores Miola Sitaj, vjen infermiere Eva, një karakter fisnik i përmbajtur, që zbërthen dhimbjen e dramën e mijra Evave, që luftojnë me vetmohim për të qenë femra,bija, gra, nëna- qenia sublime së cilës i gjunjëzohet njerëzimi.

Pikërisht, Evës, i është veshur profesioni më human, profesioni i infermieres që vetmohimin e ka në thelb, në betimin që njehsohet një me shpirtin e vjen si lajtmotiv në këtë monodramë.

Si himn i profesionit të infermiereve kjo monodramë, vjen si këmbanë për të ndërgjegjësuar dhe për të sensibilizuar shoqërinë, për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut, për të ndikuar sado pak në barazinë gjinore dhe në përkujdesjen e shëndetit tek qeniet më të brishta,e  më humane, tek femra që mundohet të sfidojë me dinjitet e të thyej barrierat mentale të mbartura në vetvete dhe në shoqërinë në të cilën jeton.

Muzika e vajit, violinë e piano, nga Miron Kotani, është shkrirja e shpirtit të artistit që njehson fuqishëm dramacitetin e pjesës.

Skengrafi e thjeshtë e shumë domethënëse nga skenografi Vladimir Semini.

Monodrama u mbështet nga Urdhri i Infermireve të Shqipërisë si promovim i figurës dhe punës së infermirëve dhe OJF “Save the life” me kontributin vullnetarë për realizimin e kësaj vepre arti.

Nga Dafina Cuca/

‘Pjesë e shkëputur nga monodrama në teatrin eksperimental’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos