MENU
klinika

Çmimi i “France Football”

30 emrat e kandidatëve për “Topin e Artë”

08.10.2018 - 22:22

“France Football” në ditën e sotme orë pas ore ka publikuar kandidatët për “Topin e Artë” për vitin që po lëmë pas. Janë 30 në total. Pas një dekade dominimi absolut të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë marrë pothuajse të gjitha çmimet më të rëndësishme për karrierën e një futbollisti, në tre dhjetorin e këtij viti pritet të ndodhë ndryshimi.

Luka Modriç, i cili ka marrë tashmë çmimin “Lojtari më i mirë në FIFA”, është kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë”. Përballë tij, do të jenë konkurrentë të fortë si 19-vjeçari Kylian Mbappe, Neymar dhe Antoine Griezmann, për të mos përmendur Messin dhe Ronaldon.

Në listë nuk kishte si të mungonte Eden Hazard. Belgu pati performancën më të mirë individuale në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërkohë ka shënuar sezonin e kaluar 17 gola për Chelsea-n, teksa e ka nisur me të njëjtën ritëm edhe sezonin e ri, ku në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar plot 7 herë.

topi i arte
topi i arte

Pjesë e 30-s është edhe Harry Kane, që fitoi “Këpucën e Artë” në Botëror. Ai ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje për “Spurs” sezonin e kaluar, por këtë sezon ka pasur një ritëm paksa më të ngadaltë.

30 KANDIDATËT PËR “TOPIN E ARTË 2018”

Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund/Gabon)

Karim Benzema (Real Madrid/France)

Leonardo Bonucci (AC Milan/Italy)

Gianluigi Buffon (Juventus/Italy)

Edinson Cavani (PSG/Uruguay)

Philippe Coutinho (Liverpool/Brazil)

Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugal)

Kevin De Bruyne (Manchester City/Belgium)

David De Gea (Manchester United/Spain)

Paulo Dybala (Juventus/Argentina)

Edin Dzeko (AS Roma/Bosnia)

Radamel Falcao (AS Monaco/Colombia)

Antoine Griezmann (Atlético Madrid/France)

Eden Hazard (Chelsea/Belgium)

Mats Hummels (Bayern Munich/Germany)

Isco (Real Madrid/Spain)

Harry Kane (Tottenham/England)

N’Golo Kanté (Chelsea/France)

Toni Kroos (Real Madrid/Germany)

Robert Lewandowski (Bayern Munich/Poland)

Kylian Mbappé (PSG/France)

Sadio Mané (Liverpool/Senegal)

Marcelo (Real Madrid/Brazil)

Dries Mertens (Napoli/Belgium)

Lionel Messi (FC Barcelona/Argentina)

Luka Modric (Real Madrid/Croatia)

Neymar (PSG/Brazil)

Jan Oblak (Atlético Madrid/Slovenia)

Sergio Ramos (Real Madrid/Spain)

Luis Suárez (FC Barcelona/Uruguay)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“France Football” zbardh emrat

10 kandidatët e parë të “Topit të Artë”