Edhe një skuadër futbolli nuk mund t’ju sjellë në formë,nëse nuk bashkëpunoni me të. Një klasë e mirë palestre do t’ju motivojë dhe do të rrisë aftësitë tuaja për të punuar në grup. Për të gjetur klasën e duhur të palestrës duhet të keni katër elementët e mëposhtëm:
Një instruktor të përgatitur
Një instruktor frymëzues mund të bëjë një stërvitje sfiduese dhe tju motivojë të arrini rezultatet që dëshironi.Është e rëndësishme ta pranoni veten ashtu sic jeni dhe të ndiheni mirë më trupin tuaj.
Të mbështesni njeri tjetrin në grup
Një instruktor i mirë është një domosdoshmëri, por një grup inkurajues i shokëve të palestrës është shumë I rëndësishëm. Të kesh shokët e klasës për tu ngushëlluar gjatë një stërvitje intensive, të jep kurajë për të vazhduar deri në fund dhe më pas të gëzoheni së bashku për rezultatet .
Energjia e duhur
Disa e quajnë atë “ndjenjë”, ndërsa disa të tjerë “vibe”. Një klasë me nivelin e duhur të energjisë pozitive do t’ju mbajë dhe do t’ju ndihmojë të fokusoheni në trupin tuaj ndërsa lëvizni gjatë stërvitjes. Në përgjithësi është instruktori i cili i jep energji grupit, por po aq e rëndësishme është edhe harmonia që ka vetë grupi.
Rutina
Çdo klasë Pilates ose Zumba është unike. Disa klasa do të jenë shumë të fuqishme, të tjerat shumë të ngadalshëm. Cilido qoftë zhaneri, një stërvitje e mirë ju shtyn të keni më shumë vetëbesim,të punoni më fort për të parë rezultatet dhe të mbani trupin gjithmonë në formë.