MENU
klinika

Nuk i kishit ditur!

9 përfitimet shëndetësore të specit djegës!

24.10.2018 - 12:56

1. Dhimbja e migrenës

Spërkateni lëngun e specit të nxehtë në hundë? Sigurisht, ajo mund të djegë. Por gjithashtu mund të ndalojë dhimbjen tuaj të migrenës.

Spraj ka në përmbajtje një formulë të veçantë të capsaicin, një përbërës kimik në pjesën e specit që mban fara. Ajo ndikon në nervin trigeminal të trurit tuaj, pikërisht aty ku fillojnë dhe dhimbjet e forta të kokës.

Shtatë nga 10 njerëz që u përfshinë në një studim që përdori pikërisht spraj e lëngut të specit dhe që kishin dhimbje koke dhe dhimbje të migrenës u pa se kishin qetësim të konsiderueshëm dhe gjithashtu të gjithë thanë se ishte një ndjenje si “shpim i mprehtë” në hundë.

2. Zgjat jetën tënde

Ha një spec në ditë dhe ju mund të jetoni më gjatë. Një studim i madh tregoi se të rriturit që hanin të paktën një spec në muaj, të kuq, djegës, të freskët ose të thatë, për një periudhë gati 20 vjet ju ulën shanset e vdekjes gati 13%.

Studiuesit nuk janë të sigurt pse, por mendojnë se disa veti të specit djegës mund të jenë për shkak të lëndëve ushqyese dhe fuqisë së tyre për të luftuar inflamacionin dhe obezitetin.

3. Pastron hundën e bllokuar

Keni një hundë të bllokuar që doktori juaj e quan rinit jo alergjikë? Kjo është kur hunda juaj kullon vazhdimisht, por nuk është nga i ftohti, alergjia, ose tymi i cigareve.

Nëse është kështu, atëherë një spërkatje me lëngun e specit djegës mund të ndihmojë në qetësimin e simptomave tuaja. Do të duket mençuri në fillim dhe pastaj një lloj keqësimi që duket sikur e acaron gjendjen tuaj, por capsaicin do të fillojë menjëherë efektin dhe situata e hundës suaj do të përmirësohet seriozisht.

4. Rrit shpejtësinë e metabolizmit

Speci djegës gjithashtu aktivizon një nervor ndijor të quajtur TRPV1, i cili ndihmon në kontrollin e formimit të yndyrave dhe kontrollin e oreksit tuaj.

Kjo rritje e metabolizmit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Studiuesit shpresojnë të zbatojnë këtë njohuri për të frenuar shtimin e peshës.5. Qetëson artritin

Capsaicin është përbërësi më i përdorur në shumë kremra që sjellin nxehtësi për të shpejtuar asgjësimin e dhimbjes.

Në një studim të kryer ky përbërës ka reduktuar shqetësimet nga artriti dhe fibromialgjia (një gjendje reumatike e karakterizuar nga dhimbje muskulore ose muskulo-skeletore me ngurtësi dhe butësi të lokalizuar në pikat specifike të trupit) deri në gjysmën e tyre në vetëm disa javë.

6. Lufton kancerin

Në laborator, capsaicin ka treguar aftësinë e saj për të vrarë qelizat e lidhura me më shumë se 40 lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë, të mëlçisë, të mushkërive, të pankreasit dhe leucemisë.

Por kërkime të tjera sugjerojnë se vetë capsaicina mund të lidhet me kancerin. Nevojiten më shumë studime për të përforcuar këto konkluzione.

7. Janë ruajtës të ushqimit

Specat djegës janë vrasësit natyrale të mikrobeve. Kjo do të thotë se ata vrasin mikrobet dhe mikroorganizma të tjera që mund të prishin ushqime të konservuara ose të paketuara.

Prodhuesit po testojnë për të parë nëse ekstraktet e specit djegës mund të jenë një zgjedhje më e mirë sesa ruajtësit artificialë.

8. Ushqejnë trupin tuaj me vitamina

Nga specat djegës ka përfitime të mëdha shëndetësore. Për sa i përket vitaminës C, ata janë më të mirë se portokalli gati 3 herë më shumë. Ata janë gjithashtu të mbushur me vitamina A, B dhe E.

Disa studime sugjerojnë që veprimet e capsaicinës janë antioksidante dhe mbrojnë qelizat tuaja dhe ndihmon në uljen e inflamacionit.

9. Kontrolli i dhimbjeve kronike

Capsaicin shkakton një ndjesi të ngrohjes në qelizat nervore që normalisht bërtasin: “Dhimbje!” Mesazhi në trurin tënd thotë: “Nxehtë!” Ky mashtrim i sinjalit është përdorur për shekuj për të ndihmuar në kontrollimin e dhimbjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN