MENU
klinika

Video e Khabib me ariun

9 vjeç stërvitej me ariun, sot u shpall kampion bote

07.10.2018 - 16:33

Në Dagestan, vendlindjen e Khabib Nurmagomedov, sot është një ditë feste. Mijëra fansa të kampionit rus të arteve të marciale mikse kanë qenë të grumbulluar në një sallë për të ndjekur duelin e UFC-229 mes Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Pas fitores së idhullit të tyre ata kanë shpërthyer në festime, si në sallë ashtu dhe jashtë saj, duke ngritur në qiell kampionin e pamposhtur të UFC-së.  Bota e ringut sapo ka lënë pas një ndeshje dramatike.

Por veç triumfit të Khabib, ku në raundin e katërt mposhti Conor McGregor, fundi i përballjes shënoi dhe kaos jashtë ringut. Gjithsesi, një video e prezantuar tregon Khabib kur ai ishte 9 vjeç, se si trajnohej nga babai i tij Abdulmanap.

Babai i tij kishte metoda të çuditshme të trajnimit, kështu që Khabib duhej të luftonte edhe me një ari në provincën ruse nga erdhi, Dagestani. Vetë Khabib ka deklaruar se ka pasur edhe një komunikim me Vladimir Putin pas suksesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luftëtari rus mund të pezullohet

Mike Tyson: Khabib, më i çmendur se unë