MENU
klinika

Hapat që duhet të ndjekë

A do ta gjejë Turqia rrugën drejt Perëndimit?

06.10.2018 - 11:37

Qyteti Këln në Gjermani, është i dalluar për një sërë arsyesh historike, por veçanërisht si zemra e Perandorisë së Shenjtë Romake të lashtë. Aachen, aty pranë është vendi i varrimit të perandorit Charlemagne, i cili vdiq në vitin 814 dhe është i njohur si babai i Evropës sepse ndihmoi në ndalimin e pushtimeve islame edhe gjatë një mijëvjeçari më parë.

Javën e kaluar, Këln ishte në lajme për një ngjarje që lidhej me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, që ishte në Këln për të hapur një nga xhamitë më të mëdha në Evropë. 

Udhëtimi i tij në Gjermani ndezi disa polemika në Gjermani duke pasur parasysh politikat e ashpra të tij mbi të drejtat e njeriut, mediat dhe gjyqësorin.

Megjithatë ishte e dukshme se ende ka shpresa për një ngrohje të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Evropës. Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë gjithçka që mund të ndihmojnë procesin në vijim.

Nuk ka ekzagjerim të rrezikut të paraqitur nga Turqia, që po largohet nga Evropa dhe SHBA drejt Rusisë dhe Iranit.

Ne ndonjëherë e mendojmë atë si një “urë midis Lindjes dhe Perëndimit” por kjo është metaforë e gabuar. Turqia është trashëguese e Perandorisë së madhe Otomane dhe sot ekonomia e 13-të më e madhe në botë. Ajo ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe një popullsi me shpejtësi në rritje dhe mirë të arsimuar, që duket se do të kapërcejë Rusinë deri në mesin e shekullit.

Dhe ajo shtrihet në një zonë të rëndësishme gjeopolitike, me fqinjë pak “të vështirë” dhe ndodhet në kufi me botën arabe, që është shumë të paqëndrueshme. Për të gjitha këto arsye, ka shumë rëndësi që Turqia të ecë drejt Perëndimit.

Humbja e Turqisë nga bota trans-atlantike do të ishte një gabim gjeopolitik i përmasave pothuajse epike. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë nuk mund të imponojnë pikëpamjet apo sistemet e vlerave. 

Që të mbetet anëtare e NATO-s dhe të ketë një marrëdhënie më të mirë me BE, Turqia duhet t’i përmbahet sundimit të ligjit, të shmangë korrupsionin, të lejojë median të jetë e lirë dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

Për të nxitur Turqinë të ecë drejt Perëndimit, duhen bërë katër gjëra thelbësore.

Së pari, të përfitohet nga ngjarjet e tilla si udhëtimi i Erdoganit në Gjermani.

Sot ka 3 milionë qytetarë me prejardhje turke në Gjermani, dhe respekti që shfaqi kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës tre-ditore të Erdgonit, ka shumë rëndësi.

Së dyti, udhëheqësit e NATO-s dhe të BE-së duhet të vizitojnë më shpesh Turqinë.

Jo vetëm vizita të rralla nga krerët e shteteve, por edhe nga udhëheqësit e kabinetit dhe zyrtarët e lartë ushtarakë.

Së treti, Uashingtoni duhet të vazhdojë dialogun me Ankaranë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në marrëdhëniet mes vendeve.

Në krye të listës është aktivitetin militant kurd në Siri, që drejtohet kundër Turqisë.

Së fundi, duhet punuar më shumë me Turqinë lidhur me teknologjinë ushtarake dhe shitjet.

Le të shpresojmë që udhëtimi i Erdoganit në Këln tregon se turqit po kërkojnë të ecin drejt perëndimit për momentin…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet ish-ambasadori

BE zhgënjehet nga Turqia…

Erdogan nuk e përjashton mundësinë

Referendum në Turqi për anëtarësimin në BE?