MENU
klinika

Zgjidhja e ngërçit

A ishte ideja e Vuçiç korrigjimi i kufijve me Kosovën?

11.10.2018 - 20:35

Aleksandar Vuçiç theksoi se ideja e tij për korrigjimin e kufijve dhe zgjidhjen e ngërçit me Kosovën është më e mira për të ardhmen e Serbisë, por kjo ide ka hasur në kundërshtim të përgjithshëm nga opozita dhe populli serb.

Kreu i Shtetit serb u shfaq i gatshëm për një zgjidhje kompromisi, duke shtuar megjithatë se një e tillë nuk po duket në horizont.

Përgjegjësinë për këtë çështje faktikisht presidenti serb, Vuçiç, ia ka lënë popullit serb, duke treguar se nuk mund ta ndryshojë vullnetin e tij.

Kam parë kundërshtim të përgjithshëm të publikut për atë që mendova të ofroja. Për mua, kjo situate është goxha e vështire sepse mendoja qe ideja ime ishte me e mira për Serbinë, por kjo do te shihet vetëm në 15-20 vjetët e ardhshme. Duhet të pajtoheni me vullnetin e popullit, por njerëzit duhet të kujtojnë se unë isha për zgjidhje tjetër”, tha Vuçiç.

Aleksandar-Vucic-konica.al

Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak, e nëse populli thotë kështu, unë nuk mund t’i kundërvihem; dëshira e qytetareve duhet respektuar”, ka shtuar Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu deklaroi se nuk ishte aspak i kënaqur me deklaratën e anëtarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komshiç, se Kosova për të është shtet i pavarur, por nuk komentoi me gjate sepse siç tha, Beogradi dëshiron bashkëpunim të mirë me ketë vend dhe me të tre anëtarët e ri të porsazgjedhur të Presidencës boshnjake.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë