MENU
klinika

Opinion

A kemi Strategji kombëtare dhe nga po shkojmë?!

01.10.2018 - 20:58

(P.S. Besoj shumë në STUDENTËT, që e kanë sensin dhe nuhatjen e ndryshimeve në horizont…)

Kosova, si një rast “sui generis” që akoma është në proces të; vetëkërkimit, verifikimit dhe vetëdëshmimit të organizimit të jetës shtetërore, KA SHUMË NEVOJË për një strategji të nivelit kombëtar e shtetërorë.

Por, dilema mbetet, se; Kush ta bëjë, të shkretën, kur na ka kaplue histeria e inateve, hedonizmit, krimit dhe korrupsionit afrikan?

Është kjo (jo dêshirë më!) NEVOJĒ që do ndihmonte jo vetëm në profilizimin, por, edhe artikulimin e qartë të disa çështjeve fundamentale, e ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë:

Definimi i qartë i qartë i sovranitetit pezull dhe të pambaruar, në këtë vorbullën e re të ridefinimit të rendit të ri botëror…

Heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë. Ne qysh tani, duhet ta kemi vizionin e këtij bashkimi…

Kyçjes në BE-në, që ka mbetur galuc midis dy ekstremeve; atyre integruese dhe atyre dezintegruese…

Profilizimin kulturor dhe ideologjikë, ku partitë e vjetëra duhet ose të shkojnë në “histori” ose të kapin trendin e kohës së ridefinimit të rendit të ri…

Konsolidimit të demokracisë, ku qartazi duhet t’a dëshmojmë edhe me veprime e aksia konkrete orjentimin tonë properērndimor…

kolana e librave

Dilema e vetme mbetet; Kush duhet të futet në këto “beteja” të reja progresive;

– partitë politike të atrofuara

– klasa “afrikane” e të papunëve

– studentët e blerë me “qetësi sociale”

– akademikēt e senilizuar

– Kush tjetër?

Nga Fadil Maloku

Fadil Maloku  është profesor Universitar dhe sociolog nga Prishtina. Ai jep mësim në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës.