MENU
klinika

Kujdesi ndaj insulinave

A ndodhin alergjitë nga insulina?

23.10.2018 - 13:36

Të sëmurët me diabet, të cilët me rekomandimin e mjekut duhet të përdorin insulinën, i sjellim disa informacione të përgjithshme për llojet e insulinës, e ndër të tjera do të mund të mësojë diçka më shumë për insulinën që i është rekomanduar të përdorë.

Kemi disa lloje të insulinave që industritë farmaceutike kanë prodhuar. Janë Insulina që ndryshojnë në bazë të shpejtësisë së veprimit të tyre.

Kemi Insulinë Humane dhe Insulinë Analoge, të cilat ndahen në varësi të efektit të tyre. Përkatësisht Insulina Humane, të përftuara në mënyrë sintetike, kanë strukturë të njëjtë si insulina e prodhuar nga pankreasi i njeriut. Ndërsa Insulina Analoge është përftuar nga modifikimi në strukturë të molekulës së insulinës.

Insulinat e shpejta ndikojnë në glicemi 2 orë pas ushqimit. Këto insulina njihem me emrin, rapide, ordinere, neutrale etj. 30 minuta para vaktit të ushqimit aplikohen nën lëkurë. Efekti i saj arrin 2-4 orë dhe përfundon për afërsisht 6-8 orë.

Insulina të shpejta analoge kemi: Glulizinë, Aspart dhe Lispro. Efekti maksimal arrihet në 45-90 minuta dhe përfundon pas 3-4 orësh. Aplikohen 5-10 minuta para vaktit të ushqimit.

Insulina me efekt të gjatë përdoren për të mbajtur normën e glicemisë para dhe pas ushqimit. Insulina me efekt të gjatë Humane janë: Lente, Humulin N etj, të cilat dallohen nga ngjyra jeshile. Aplikohen 2 herë në ditë dhe efektin maksimal e kanë 6-8 orë duke e përfunduar pas 12-14 orësh.

Insulina me efekt të gjatë Analoge janë: Glargine, Detemir, Deglutec. Japin efektin e tyre 1-2 or[ pas aplikimit dhe veprimi i tyre është në mënyrë të njëtrajtshme në pothuajse 24 orë.

Ndërsa Insulina Deglutec e ka veprimin deri në 42 orë dhe aplikohet 1 herë në ditë, me përjashtim të rasteve kur doza është e madhe dhe mund të ndahet në dy herë në ditë si aplikim.

Insulinat e përziera janë dy llojesh: me efekt të shpejtë dhe me efekt të gjatë, me doza të kombinuara.

Në varësi të këtyre insulinave që përmbajnë humane apo analoge, kemi 2 nënndarje në:
• Insulinë Humane (e përbërë nga Insulina Humane me efekt të shpejtë dhe të gjatë)
• Insulina Analoge (e përbërë nga Insulina Analoge me efekt të shpejtë dhe të gjatë)

Kujdesi për ruajtjen e penave insulinike

Nuk duhet ekspozuar insulinat në nxehtësi apo edhe në temperatura ngrirjeje. Papërshtatshmëria e temperaturës ul cilësinë dhe efektin e saj.

Temperatura e duhur për penat që janë në përdorim është: temperaturë mjedisi për 3-4 javë.
Temperatura e duhur për penat që nuk janë në përdorim është: 2-8 0 C

A ndodhin alergjitë nga insulina?

Alergjitë kanë ndodhur në insulinat e mëparshme, insulinat të cilat kishin origjinë shtazore. Në rastet e këto raste të rralla alergjike, kishte paraqitje të ndryshimeve lokale apo në të gjithë trupin.

Në ditët e sotme, përdorimi i insulinave të lartpërmendura, si: Insulina Humane dhe Insulina Analoge, të cilat janë tepër të pastra nga ndotësit proteinikë. Në këtë mënyrë rastet e alergjive janë ulur.

Zbulimi

Frederick Banting dhe Charles Best janë dy studiues të famshëm që bën eksperimentet dhe kërkimet e vlefshme për insulinën, duke shpëtuar jetë njerëzish. Biokimisti James Collip i është bashkuar për zhvillimin kërkimor dhe eksperimental.

Ekstraktet Collip, Banting dhe Best janë përdorur me sukses. Banting ndau Çmimin Nobel të vitit 1922 me John Macleod, dekanin e fakultetit të mjekësisë, i cili mbikëqyri punën e tij.