MENU
klinika

Koncerti

Ahengu shkodran rikthehet me “Karajfilat prap këndojnë”

02.10.2018 - 14:34

“Karajfilat prap këndojnë” ishte koncerti i organizuar nga Ahengu Shkodran që këtë vit i’u kushtua 35 vjetorit të krijimit të grupit artistik më të famshëm të kryeqendrës së Veriut, “Karajfilat që ka Shkodra”.

Ishte viti 1983 kur u krijua ky grup dhe që prej asaj kohe e deri më sot, zëri i tyre brilant ngrohu zemrat e të gjithë shkodranëve dhe jo vetem.

Mbremjen e së Hënës, dy nga themeluesit e këtij grupi që ende janë aktiv dhe artistë të rinj intepretuan live këngën popullore shkodrane përpara një publiku të përzgjedhur në oborrin karakteristik të muzeut “Oso Kuka”. Berhan Nehani është një prej themeluesve të grupit, që prej 35 vitesh nuk e ka ndalur këngën.

Ai tregon se emocionet në këtë mbremje ishin shumë të veçanta.

“Ishte një mbrëmje fantastike. Kjo ka qenë një dëshirë e jona që të mos mbarojë ky grup, këta djelmosha janë shumë të talentuar dhe besoj se do ta vijojnë traditen e bukur të muzikës popullore shkodranë. Kjo muzike duhet të trashegohet brez pas brezi pasi është një vlere e radhe për Shqipërinë.”Edhe mjeshtri i madh Bujar Qamili kërkon që kjo tradite e bukur tëmbahet gjallë dhe brezi I ri të mos e braktisë:

“ Është e vërtetë ajo fjala që çfarë ndodh në Shkodër nuk ndodh në gjithë Shqipërinë. Kemi një muzikë të veçantë. Nuk është thjeshtë muzike është një perle, një art I jashtëzakonshëm. Me të vertetë që kemi humbur zëra të medhenj por besoj brezi I ri do të mbajë këtë traditë.”

Ruzhdi Çeka dhe Berhan Nehani janë dy pjestarët e vetëm të grupit “Karajfilat që ka Shkodra” që ende këndojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në Amfiteatrin e Tiranës

“Karajfilat e Shkodrës” në Tiranë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit