MENU
klinika

Buxheti faktik 2017

Ahmetaj: Ulëm borxhin në vit elektoral

16.10.2018 - 13:15

Ministri i Financave dhe Ekonomisë prezantoi të martën në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë buxhetin faktit të vitit 2017. Ahmetaj nënvizoi se 2017 ishte viti i parë elektoral që shënoi ulje të borxhit publik, ulje të deficitit dhe balancë primare pozitive.

“Referuar statistikave faktike, rezulton se borxhi publik përgjatë vitit 2017 është reduktuar me 2.2 pikë përqindje nga niveli që regjistronte në vitin 2016, përkatësisht nga 72.3% e PBB në 2016 ra në 70.1% në vitin 2017. Deficiti i përgjithshëm fiskal për 2017 targetohej që në fillim në nivelin 2% të PBB-së, niveli më i ulët që është targetuar ndonjëherë gjatë dy dekadave dhe niveli faktik i tij për 2017 rezultoi po 2% e PBB-së ose 31 miliardë lekë. U targetua një balancë primare pozitive, pra një suficit primar sikurse edhe rezultoi, pavarësisht vitit elektoral; qeveria nuk krijoi borxh të ri, përkundrazi, reduktoi borxhin e trashëguar,” tha Ahmetaj.

Ahmetaj theksoi se gjatë vitit 2017 ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues nisur që prej 2014. Rritja reale ekonomike në 2017 rezultoi 3.8% nga 3.4% në vitin 2016. Përveç prodhimit të energjisë elektrike, i cili gjatë vitit 2017 pati një rënie drastike si rrjedhojë e një moti të thatë, të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë rezultuan me rritje pozitive. Sektorët me peshën kryesore ishin: Ndërtimi, me një kontribut prej 0.9 pikë përqindje ; Industria përpunuese me kontribut prej 0.5 pikë përqindje; Tregtia, me kontribut 0.5 pikë përqindje.

“Peshën kryesore e zënë vizitorët nga Evropa Jugore”

INSTAT: Në 5 muaj u regjistruan mbi 3 milionë turistë evropianë

Dikur mjet kryesor transport, sot “e braktisur”

Rilindja e hekurudhave shqiptare, trenat funksionalë në 2025

Arrijnë mbi 200 euro për një drejtim

“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve

Ka projekte edhe në Serbi dhe Bjellorusi

Sheiku arab Alabbar rrit çmimet e ndërtimit në Durrës