Pak ditë më parë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë baba për herë të parë, kur bashkëshortja e tij solli në jetë djalin e quajtur Kajan.
Kur kanë kaluar vetëm 13 ditë nga lindja e djalit, me anë të një postimi në “Instagram”, Ajola Xoxa shkruan disa rreshta për djalin e saj Kajan, duke treguar se çfarë detajesh duhet të marrë nga çdo familjar i tij.
“Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit. Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri I mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone.”, ka shkruar ajo.