MENU
klinika

Fjalë të mëdha

Ajola Xoxa falenderon Noizy-n: Pafund mirënjohëse!

01.10.2018 - 11:54

Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj nuk e la punën për asnjë moment.

Ajola Xoxa bashkëpunoi me Noizy për projektin e publikuar së fundmi nga reperi, një bashkëpunim me italianin Ghali, në këngën “Parku i lojrave”.

Së fundmi, Ajola Xoxa ka postuar foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa më pas ka bërë edhe një status ku ka falenderuar Noizyn për mundësinë dhe besimin që i dha në drejtimin e këtij klipi. Ajo shprehet se reperi është një djalë mirënjohës, aspak rebel dhe ka një shpirt përulës, me të cilin ja vlen të bashkëpunosh.

I jam pafund mirënjohëse @noizy dhe @ghali per besimin e tyre ne krijimin dhe drejtimin e kesaj video. Noizy vërtet është se jashtmi ai reperi cool dhe rebel, por po aq është një njeri jashtëzakonisht serioz në punë, gjithmonë i përpiktë në orar, vlerësues dhe mirënjohës me absolutisht të gjithë stafin që punoi 3 ditë për këtë video, pafund i dashur me fëmijët që kishim në set, asnjëherë nervoz, asnjëherë kritikues, por gjithmonë motivues për ne të gjithë, vlerësues për punën e secilit dhe i angazhuar në çdo moment të japë edhe më tepër nga çfarë i kërkohet, plot mbështetje dhe mbi të gjitha plot mirënjohje nga fillimi deri në fund. Thank you shoku for your humble, peaceful and grateful soul,”- shkruan gruaja e Erion Veliajt krahas një fotoje që ka publikuar në Instagram ku shihet së bashku me dy reperët.

Ti je më e mira, personi më i ëmbël që kam njohur në jetën time! Zoti bekoftë gjithçka që ti bën në jetë”, ka komentuar reperi.

I keni dëgjuar këto për Parisin?

Ana e errët e ‘kryeqytetit të dashurisë’

Personazhet e famshëm që kanë marrë ftesë

Zbulohen emrat e parë të “Big Brother VIP”

“Mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra”

Xhensila Myrtezaj thumbon Bes Kallakun në urimin që i bën Ajkës