MENU

Moto GP

Aksident i frikshëm për Jorge Lorenzon

05.10.2018 - 19:25

Piloti italian Andrea Dovizioso me Ducati ka qenë më i shpejti sot në përfundim të dy sesioneve të provave të lira, të zhvilluara në pistën e Buriram, në Tajlandë, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Moto GP.

Vetëm i katërti kryesuesi i kampionatit, spanjolli i Honda, Marc Marquez, që bëri një paraqitje të mirë, pasi diferencat mes katër të pamëve diferencat ishin shumë të vogla.

Në pistë zbriti edhe spanjolli tjetër, Jorge Lorenzo, që me motorin tjetër Ducati u rendit në vendin e 16-të. Por paraditja e sotme ka qenë një tmerr i vërtetë, ku Lorenzo ka pësuar një aksident të frikshëm. Lorenzo ishte duke marrë një kthesë kur papritur ka humbur kontrollin e motorit, duke fluturuar në ajër.

Për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jetën. Ai po vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spital për t’u mjekuar mbi dëmtimet e marra. Ndërsa drejtori i Ducatit, pasi pa pamjet filmike tha: “Në përsëritjen e aksidentit është dëgjuar një zhurmë e çuditshme në motor, për këtë mjeti do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN