MENU
klinika

Operacionet e koordinuara

Aksionet e policisë/ BE: Të vazhdohet lufta kundër krimit

22.10.2018 - 08:58

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur operacionet dhe arrestimit e policisë gjatë ditës së djeshme në disa qytete të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Luigi Soreca thotë se duhet të vazhdojë lufta lundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

“Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”- shkruan Soreca.

Arrestimet e djeshme:

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko – korrupsion pasiv

Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka – tjetërsim pronash

Vëllai i deputetit socialist Arben Ndoka – falsifikim dokumentash

“Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli – trafik droge

Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali – pjesë e bandës së Shijakut

• Kërkime për Klement Balilin dhe Lul Berishen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga lehtësimi i kritereve të rrepta tek lirimi me kusht

Greva e shqiptarëve në burgjet e Korfuzit/ Çfarë kërkojnë

“Elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë”

Apeli i ministrit Balla: Policia do të rrisë vigjilencën gjatë festave

"Duke filluar nga dita e hënë...."

Kur do të nisin reshjet e shiut dhe të borës

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Si e punësoi Bllako ish-varësin e tij te Klodian Zoto