MENU

Goditen grupet kriminale

Aksionet e RENEA-s dhe FNSH-së, disa të arrestuar

21.10.2018 - 21:07

Një operacion i gjerë policor është kryer pasditen e sotme nga FNSH dhe RENEA, në zona të ndryshme për trafikun e drogës dhe të armëve.

Forcat RENEA kanë kryer operacione antidroge në të gjithë vendin për goditjen e grupeve kriminale. Operacionet janë bërë në Durrës, Vlorë, Fier, Sarandë.

Policia ka arrestuar Jasin Avdylin, Shkëlqim Avdylin, Fatos Llaftiun, Shaqir Gjepalin.

Në prangat e policisë ka rënë gjithashtu edhe Flamur Abdyli, pronar i disa bizneseve në Shijak, por edhe i një hoteli në Gjermani.

Avdyli akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sidomos të heroinës.

Nuk dihet nëse Avdyli ka lidhje me laboratorin e heroinës së kapur dy ditë më parë në Has.

Forca të shumta policie kane rrethuar mbrëmjen e sotme gjithashtu  edhe Sarandën, ne kuadër te operacionit te antidrogës te shtrire ne thuajse te gjithë venin.

Aksione edhe në Durrës, ku forcat RENEA kanë bërë kontrolle edhe në banesën e Lul Berishës, i njohur ndryshe edhe si kreu i bandës së Durrësit.

Ndërkohë operacionet e koordinuara policore vjojnë dhe në komisariate janë shoqëruar dhjetëra persona.