MENU
klinika

“Paratë nuk janë gjithçka”

Aktori dhuron 619 mln euro për bamirësi!

17.10.2018 - 21:18

Gjëja më e rëndësishme në jetë nuk ka të bëjë me atë se sa para mund të fitosh, por sa mund ta mbash të qetë gjendjen mendore dhe ta jetosh jetën në mënyrë të thjeshtë dhe të relaksuar”.

Kështu është shprehur një prej yjeve më të mëdha aziatike me karrierë ndërkombëtare, Chow Yun-fat, i cili ka njoftuar së fundmi se pasurinë e tij po e dhuron për bamirësi.

Ndoshta shumë persona bëjnë të pamundurën dhe do ta ëndërronin një pasuri në vlerë prej 619 milionë eurosh, ndërsa 63-vjeçari konsideron se të kesh shumë para nuk do të thotë të jesh i lumtur.

Paratë, në fakt, nuk më përkasin mua, unë vetëm i menaxhoj ato përkohësisht”, u ka thënë Yun-fat gazetarëve gjatë promovimit të filmit “Project Gutenberg”.

Aktori bën jetë shumë modeste dhe shpenzon vetëm afro 87 euro në muaj. Rrobat i blen lirë, shfrytëzon transportin publik, ndërsa nuk shkon në restorante të shtrenjta, por ushqimin e blen në kabinat në rrugë.