Ajo “pushtoi” botën e “Hollywood” pasi shkëlqeu në filmin “Fifty Shades of Grey”, si dhe në filmat pasardhës të tij.
Nëse përmendim Dakota Johnson me siguri mendja ju shkon te këto filma edhe pse ajo ka luajtur në dhjetëra të tjerë. Këtë herë, aktorja e famshme është bërë pjesë e mediave rozë pasi ka publikuar numrin e saj të telefonit dhe këtë e ka bërë për një arsye mjaft sensitive.
Aktorja e njohur ka ndarë me të gjithë botën numrin e saj të telefonit dhe adresën e email- it, mbrëmjen e kaluar gjatë fjalimit të saj në “Global Citizen Festival” në Nju Jork, event i cili kishte në fokus dhunën seksuale.
“Ky është numri im i telefonit (212- 653- 8806). Dua që ju të më telefononi për të më treguar historinë tuaj nëpërmjet një mesazhi zanor. Ose dua të më dërgoni një mesazh tek Dakota. [email protected] dhe të më tregoni çfarë ju vetë keni kaluar”, tha aktorja.