MENU
klinika

Kriza qeveritare në Greqi

Aleksis Tsipras betohet si ministër i Jashtëm

20.10.2018 - 16:02

Kryeministri grek Aleksis Tsipras u betua si ministër i Jashtëm, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias, i cili dorëzoi javën e shkuar postin pas një përplasjeje në mbledhjen e qeverisë me kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kameno, i cili mban postin e ministrit të Mbrojtjes.

Tsipras u betua para presidentit Prokopis Pavlopulos dhe më pas u drejtua për në ministrinë e Jashtme, ku iu dorëzua zyrtarisht detyra nga Kotzias.

kolana e librave

Sot është një ditë simbolike dhe hisotirke pas vendimit të marrë mbrëmë në parlamentin maqedonas, që i hap rrugë zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Po përjetoj paradoksin e dorëheqjes dhe të qënit i lumtur“, u shpreh Tsipras gjatë ceremonisë.

Gjatë së njëjtës ceremoni, Kotzias, i hodhi poshtë duke i quajtur të neveritshme pretendimet për fonde sekrete të ngritura nga Kameno gjatë përplasjes që rezultoi me dorëheqjen e Kotsias. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Largohet ministri i Jashtëm grek

Pse dha dorëheqjen Nikos Kotzias?

Shkak Tirana dhe Shkupi

Tsipras merr detyrën e Kotziasit