MENU
klinika

Përkthim

Alfred Tennyson në shqip nga Zef Zorba

07.10.2018 - 17:39

Për personalitetin e Zef Zorbës kemi shkruar edhe më parë. Një aspekt në të cilin ai u dallua është edhe përkthimi, punë e bërë në heshtje dhe asnjëherë e botuar. Në arkivin personal të familjes ka me dhjetra poezi, tregime e deri romane të përkthyer të cilat presin të ballafaqohen me lexuesin shqiptar. Një pjesë e këtyre poezive na është dhënë eksluzivisht ne dhe në ditët në vijim, do të publikohet e plotë nën kujdesin e Andreas Dushit.

Djali

E ja sollen trimin e vrarë në shtëpi,

Por ajo as s’u avilinos as s‘lëshoj britma,

Të tëra gratë duke u çuditur, thanë,

“ajo ose duhet të qaj ose do të vdesë”.

 

Pastaj vajtuan trimin mbarë e mbarë,

E quajtën burrë vërtet për t’u dashuruar,

mik i pakrahasueshëm, armik që të nderon,

Por ajo ende s ‘foli as s ‘lëvizi.

 

Doli një grua prej vendit të vet,

Pranë luftëtarit shkoi e u ndal,

Prej fëtyrës ja hoqi shaminë,

Por ajo prap as s‘levizi as s’qau.

 

U ngrejt një dado nëntëdhjetë vjeçe,

E ia vuni çunin në prehër,

Si stuhi vere shpërthyen lotët e saja,

“Djali im i dashur, un do jetoj për ty”.

Alfred Tennyson gëzonte titullin Lord në Angli dhe ishte “Zot i Tennyësonëve”. Ai lindi më 6 gusht 1809 dhe vdiq më 6 tetor 1892. Gjatë jetës së tij, për më tepër se 40 vjet punoi për Mbretëreshën Viktoria duke u emëruar në 1883 edhe Baron i Sussex, vend që sot drejtohet nga princi Harry dhe e shoqja Megan. Poezia e tij lidhet me epokën viktoriane të krijimtarisë angleze. Ishte “Poeti i Mbretërisë” dhe këtë pozitë e mbajti deri sa vdiq.

Poeti Tennyson

Poezia e tij në Shqipëri nuk është krejt e panjohur. Visar Zhiti, Pashko Gjeçi, Xhevahir Spahiu, Ben Andoni, Ali Podrimja e të tjerë janë marrë me të duke e përkthyer dhe studiuar. Në një kërkim në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë shohim se ka 15 skeda (dokumenta ose libra) që si subjekt kanë poetin Tennyson.

Ky përkthim i Zorbës shpresojmë të vlejë në njohjen dhe promovimin e këtij poeti edhe në gjuhën shqipe.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët