MENU
klinika

Çmimet Nobel

Allison dhe Honjo, “Nobeli” i Mjekësisë për 2018-n

01.10.2018 - 12:33

Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi i është dhënë James Allison të Universitetit të Teksasit dhe Tasuku Honjo të Universitetit të Kiotos në Japoni për zbulimin e një forme të re terapeutike të të sëmurëve me kancer. Çmimi prej 1.01 milion dollarë u bë publik ditën e sotme nga Instituti Korlinska në Suedi.

50 profesorët e Institutit zgjodhën fituesit e çmimit për t’i nderuar për punën kërkimore që bënë në lidhje ne mekanizmat mikroskopikë.

“Allison dhe Honjo treguan se si strategji të ndryshme mund të përdoren për ta bërë sistemin imunitar më të qëndrueshëm gjatë kohës kur pacienti është duke u kuruar nga kanceri”, lexohet në një deklaratë Institutit.

Çmimi i Nobel për Fizikën do të shpallet të martën, e më pas do të publikohet Çmimi Nobel për Kiminë. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen do të shpallet të premten.

Pas një skandali seksual Akademia Suedeze vendosi që mos ta dorëzojë çmimin Nobel për letërsinë këtë vit. Jean-Claude Arnault, i cili është një figurë e madhe kulturore në Suedi, është në qendër të skandalit për abuzim seksual dhe krim financiar që ka dëmtuar imazhin e akademisë. Për pasojë çmimi Nobel për letërsinë është anuluar për këtë vit.

72-vjeçari u dënua sot paradite, pak minuta para se të fillonte Ceremonia e Ndarjes së Çmimit të Mjekësisë, me dy vjet burg për përdhunimin e një gruaje shtatë vjet më parë. Ai gjithsesi i mohoi akuzat.

Skandali me Arnault po e shtyn Akademinë të marrë një vendim drastik për të mos të dhënë një Çmim Nobel as në vitin 2019.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit