MENU
klinika

Vrasja e ekstremistit grek

Apeli i nënës së Kacifas: Kërkoj ekspert grek për vrasjen e djalit

30.10.2018 - 09:27

Nëna e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, që u vra dy ditë më parë në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka folur sërish për mediat greke.

Vasilia Kaçifa ka treguar se i biri ishte rikthyer për të ngritur flamujt grek në fshat dhe për të nderuar heronjtë.

Djali im nuk kishte punë me policinë, vetëm ngriti flamurin grek, por ata donin që djali im të përkulej. Fëmija im nuk ka bërë asgjë, kërkoj drejtësi. Ai thjesht e donte nënën Greqi. Ai ngriti flamuj dhe dekoroi fshatin në nderim të heronjve tanë”.

Më tej, ajo u shpreh se pas vrasjes të së birit ndjehej shumë e frikësuar për komunitetin grek. Sa i përket hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore Vasilia u shpreh se donte një ekspert grek.

Do të vijë një ekspert grek. Ne jemi optimist se ata do të na ndihmojnë për të vërtetën në mënyrë që shpirti i fëmijës tim të pushojë në paqe. Megjithatë ai nuk kishte frikë. Më thoshte se nuk po bënte asgjë të gabuar”.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”