MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Apostolova: Kosova nuk është gati për vendimin e vizave

10.10.2018 - 18:24

Në fillimin e fazës së re të fushatës për liberalizimin e vizave, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ju ka kërkuar zyrtarëve të lartë shtetëror që të shmangin premtimet për afatet për lëvizjen pa viza në Zonën Shengen, duke u cilësuar si “afate artificiale”. Ajo ka thënë se Kosova ende nuk është gati për vendimin përfundimtar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka miratuar draft-rezolutën për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se AFET e konsideron të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ushtarët maqedonas në kufirin me Greqinë shtinë me armë në ajër për të parandaluar një grup emigrantësh të hyjnë ilegalisht në vend. Sipas mediave lokale, një emigrant u arrestua, ndërsa të tjerët u kthyen në territorin grek. Ushtria e Maqedonisë ka specifikuar se incidenti ndodhi pranë rrugës rajonale nga Gjevgjelia në fshatin Moin, ku një patrullë ushtarake në fushën e një ferme pa një grup emigrantësh që kaluan ilegalisht vijën kufitare.

Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian me 47 vota për, 9 kundër dhe një abstenim, e ka miratuar raportin e raportuesit, Ivo Vajgl për Maqedoninë në të cilën mbështetet hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian në muajin qershor të vitit 2019 dhe raporti duhet të miratohet në seancën plenare në Parlamentin Evropian gjatë muajit nëntor.

Partia Demokratike e Kosovës, të mërkurën do të mbajë Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme dhe në këtë mbledhje e cila do të fillojë të enjten nga ora 17:00, do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ky i fundit, në krye të partisë ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij President i Kosovës dhe së fundmi është përfolur për prishje të raporteve mes Veselit dhe Thaçit, mirëpo të dy kanë mohuar të ketë mospajtime mes tyre. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi