MENU
klinika

Reagimi

Arabia Saudite pranon fajin/ ”Gazetari u vra gjatë një zënke”

20.10.2018 - 11:25

Arabia Saudite ka pranuar se gazetari Jamal Khashoggi, i cili u zhduk pasi vizitoi konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor, ka vdekur. Rijadi pohoi se ai u vra në një “zënkë” me zyrtarët sauditë.

Regjimi saudit ka hequr nga puna dy zyrtarë të lartë duke përfshirë Saud al-Qahtani, një këshilltar me ndikim të princit të kurorës Mohammed bin Salman dhe gjeneralin Ahmed al-Asiri, një zyrtar të lartë të inteligjencës. Ndërkohë tetëmbëdhjetë shtetas sauditë thuhet se janë arrestuar.

Njoftimi për vdekjen e gazetarit u transmetua në televizionin shtetëror të premten.

Khashoggi, një kritik i princit të kurorës, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë disa dokumente. Ditë më vonë, zyrtarët turq thanë se besonin se ai ishte vrarë në ndërtesë, një pohim që Arabia Saudite e kishte mohuar vazhdimisht.

Një deklaratë pasuese nga ministria e jashtme e Arabisë Saudite, pohoi se diskutimet midis Khashoggi dhe zyrtarëve sauditë në konsullatë nuk shkuan ashtu siç duhej, Pati një zënkë dhe gazetari kishte përfunduar i vdekur.

Duke folur me gazetarët të premten, Trump tha se njoftimi i Arabisë Saudite ishte i besueshëm dhe një “hap i mirë” por se ajo që kishte ndodhur ishte “e papranueshme”.

Administrata Trump ka theksuar se nuk mund të përballojë humbjen e Arabisë Saudite si një partner strategjik. Por ajo përballet me Kongresin skeptik i cili mund të kërkojë shpjegime për atë që ndodhi Khashoggi më 2 tetor.

Kongresmeni i Kalifornisë, Adam Schiff, demokrat i lartë në komisionin e inteligjencës së Shtëpisë, tha se versioni i Arabisë për  vdekjen e gazetarit nuk është aspak e besueshme.

Schiff tha se nëse administrata republikane e Trump nuk do ta bëjë Arabinë Saudite përgjegjëse për vdekjen e Khashoggi, do të bëjë Kongresi, sipas Reuters.

Pyetja për fuqitë perëndimore është nëse ky shpjegim do të pranohet, apo do të kërkohen sanksione ndëshkuese.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha në një deklaratë se SHBA “pranon njoftimin nga Mbretëria e Arabisë Saudite se hetimi i tij mbi fatin e Jamal Khashoggi po përparon dhe se ka ndërmarrë veprime kundër të dyshuarve”.

Ajo shtoi: “Do të vazhdojmë të ndjekim nga afër hetimet ndërkombëtare në këtë incident tragjik dhe të avokojmë për drejtësinë që është në kohë, transparencë dhe në përputhje me të gjithë procesin e duhur. Ne jemi të pikëlluar për të dëgjuar konfirmimin e vdekjes së z. Khashoggi dhe ne i ofrojmë ngushëllimet tona më të thella familjes, të fejuarës dhe miqve të tij”.

Gazetari Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë disa dokumente për martesë. Khashoggi, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i Washingon Postit është njohur edhe si kritik i princit saudit Salman. Zhdukja e tij për disa javë ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Arabisë Saudite dhe Perëndimit.