MENU
klinika

Arrestimet e 'të fortëve'

Ambasadori i Austrisë nga Shkodra: Një hap pozitiv

25.10.2018 - 11:21

Ambasadori austriak, Johan Sattler gjatë festës së Austrisë, event që mblodhi personalitete dhe figura të pushtetit vendor në Shkodër vlerësoi se Shqipëria është një faktor me rëndësi për rolin që ajo luan në rajonin e Ballkanit. 

Sattler tha se muajt në vijim të përdoren për të përparuar në cështjet kryesore për integrimin në BE, që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi.

‘Ballkani është një nga tre cështjet kryesore të rendit të ditës për Austrinë, për ta çuar më afër Bashkimit Evropian. Shqipëria si një faktor i rëndësishëm ka nje rol të rëndësishëm për të luajtur ne rajon. Shpresoj shumë që ata mund te përdorin këto tetë muajt e ardhshëm për të bërë përparim të vërtetë në çështjet kryesore që janë në tryezë që është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Përsa i përket procesit të Vettingut, ambasadori tha se jo gjithcka ka shkuar aq shpejt sa është dashur, por gjithsesi mbetet proces me shumë rëndësi ku domosdoshmëri është krijimi KLD dhe SPAK, të cilat sipas tij vitin e ardhshëm do jenë krijuar.

“Në këto 2 vite të ndryshimeve kushtetuese në parlament, vettingu ka nisur dhe 60 njerëzit e parë janë verifikuar. Jo gjithçka ka shkuar aq shpejt sa kemi dashur ne. Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojnë pak durim, KLD dhe SPAK. Vitin e ardhshëm t’i kemi të krijuara keto insitiucione.”

Në fund ambasadori Sattler shtoi se ajo që është parë muajt e fundit në Shqipëri janë hapat pozitivë, për të dërguar pas hekurave të “fortët”.

“Ka një përqëndrim të madh këtë periudhë për të dërguar pas hekurave të “fortët”. Ka pasur një përpjekje të vërtetë dhe kjo është ajo që duam të shohim edhe në vazhdimësi, pasi arrestimi është vetem një gjë.”