MENU
klinika

Reagimi

Arrestimi i djalit/ Deputeti: Nuk largohem nga PS

01.10.2018 - 11:14

Një ditë pas arrestimit të djalit të tij, pasi akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës, ka reaguar deputeti i PS Rrahman Rraja.

Nga jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, deputeti i doli në mbrojtje djali të tij.

Ai tha se djali i tij nuk kishte ushtruar dhunë.

“Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim (u drejtohet gazetarëve). Nuk largohem nga PS-së”, tha Rrahja.

xhisiela konica.al
xhisiela konica.al

Dhunimi i Xhisiela Malokut u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

Ishte prokurorja Mirela Kapo që kërkoi dje nga gjykata e Krujës arrestimin e Rrajës dhe gjykata pranoi kërkesën e saj dhe vendimi u ekzekutuar nga punonjësit e policisë. Rexhep Rraja akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës. Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja.