MENU
klinika

Sulmi në Novi Sad

Serbi/ Arrestohen në Novi Sad sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë

09.10.2018 - 11:17

Katër persona janë arrestuar për shkak të sulmit ndaj dy shqiptarëve që ndodhi në qytetin serb të Novi Sadit mes natës së shtunë dhe të diel, ka thënë ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç.

“Policia, pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, tha ministri i Brendshëm serb.

Stefanoviç thotë se ky incident nuk është kryer në baza etnike.

“Edhe pse hetimi i deritanishëm, duke përfshirë edhe bisedat me të dyshuarit, por edhe me një prej viktimave, tregon se ky incident nuk është kryer në baza etnike, Policia do t’i shqyrtojë të gjitha akuzat në detaje dhe do të vijë deri tek e vërteta e plotë”, shtoi ministri Stefanoviç.

Kujtojmë se mes natës së të shtunës dhe të dielës, dy shqiptarë të Kosovës u sulmuan brutalisht në Novi Sad. Njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, ka thënë se sulmi ka ndodhur pasi grupi i serbëve i ka dëgjuar këta dy teksa flisnin shqip. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!