MENU
klinika

Detajet

Arrestohet 54-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal në Itali

23.10.2018 - 09:17

Policia e Kavajës ka arrestuar një 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka përfunduar Liman Beu, pasi akuzohet nga drejtësia italiane për disa vepra penale. 54-vjeçari pritet të ekstradohet në Itali.

plagoset me arme zjarri 20 vjecari ne mat-konica.al
 

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, bën arrestimin provizor të shtetasit :
– Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë.
Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga nenet 600, 648, 628, 629, 582, 585 dhe 576 të Kodit Penal Italian dhe të Ligjit Italian nr.75 datë 20.02.1958.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë.