MENU
klinika

Arrestimi në kufi

Arrestohet në Maqedoni shtetasi shqiptar i kërkuar nga INTERPOL-i

27.10.2018 - 14:07

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, një shtetas nga Shqipëria është arrestuar gjatë hyrjes së tij në vend. Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të INTERPOL-it.

M. L., 33-vjeç është arrestuar dje në kalimin kufitar Bllacë e Poshtme gjatë hyrjes në Maqedoni.

Shtetasi shqiptar është dorëzuar në Shkup për procedurë të mëtutjeshme. /Konica.al/