MENU
klinika

Emri

Arrestohet vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor

22.10.2018 - 09:33

Arrestohet vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor.

Policia informon se në pranga ka rënë Altin Isaraj, 47 vjeç.

Ai akuzohet për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj është emëruar vitin e kaluar drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duke zëvendësuar në këtë detyrë Ylli Spahiun nga radhët e LSI.

Emërimi i Isarajt në këtë detyrë erdhi nga kryeministri Edi Rama.