18.10.2018 - 12:08
Thuajse një javë më parë, një foto e publikuar nga Alfio Rrotani në llogarinë e tij të “Instagram”-it i befasoi të gjithë teksa ishte krah moderatores Fatma Methasani.
Kuzhinjeri i njohur shkroi ngjitur: “Po, po e po”, duke konfirmuar romancën e tyre, cila paska kohë në fakt që paska nisur.
Një tjetër surprizë një natë më parë e bëri edhe Fatma, e cila e ftuar në një studio televizive, foli për herë të parë për lidhjen e saj, duke u shprehur se ajo dhe Alfio janë bashkë prej dy vjetësh.
“Në nëntor do të festojmë dy vjetorin e lidhjes”, u shpreh Fatma, duke thënë ata kishin bërë këtë zgjedhje për të mos e bërë publike lidhjen e tyre, për ta shijuar sa më larg medias.