MENU
klinika

Veprimtaria letrare

At Fishta, legjenda ka 147-vjetorin e lindjes

23.10.2018 - 14:24

Si sot pra 147 vjet më parë ka lindur një nga mendjet më të ndritura të Shqipërisë, Gjergj Fishta. At Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël, në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871.

Rrugëtimi i tij zgjat si aktivist për çështjen kombëtare, si klerik dhe njëkohësisht si politikan, si letrar dhe si publicist, ai është një nga ato figura të ndritura që nuk përmblidhet dot vetëm në një lëmë të mendimit dhe të shkencës. Veprimtaria e tij është e gjatë e plot vështirësi.

Në fëmini ai kryen Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më pas bën shkollën e mesme studimet në Kolegjin Françeskan në Troshan. Më 1886 vazhdon studimet për filozofi dhe teologji në Itali.

Në vitin 1984 punon si profesor i gjuhës shqipe. Në janar të 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”.

Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Ishte një nga aktivistët më të zellshëm për çështjen e gjuhës shqipe.

Më tetor 1913 Fishta themeloi revistën “Hylli i dritës” dhe ishte drejtor kësaj reviste.  Në këtë revistë u përmblodhën shumë shkrime patriotike dhe publicistike nga klerikë të njohur që i dhanë shumë çështjes kombëtare.

Më 1916 botoi revistën “Posta e Shqypnisë” dhe me Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën si dhe themeluan ‘’Komisinë Letrare në Shkodër’’.

Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

Gjithashtu ai është deputet i Shkodrës në 1920 në Parlamentin Shqiptar. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të Parlamentit zgjidhet Nënkryetar.

Në veprimtarinë letrare vepra që është më e vlerësuar nga të gjitha është “Lahuta e Malcis” që u botua në 1937. Vepra të tjera janë të tit janë, ,’’Mrizi i zanavve’’,‘’Anzat e Parnasit’’, ‘’Pika e Voëset’’. Puna e tij letrare dhe publicistike u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës.

Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, e gjuhëve slave ishte dhe një njeri me botë të gjerë kuptimore. Në veprimtarinë e tij, ai i pranon dhe gabimet, është një njeri objektiv dhe realist.

Ka pasur akuza gjithashtu të mbrapshta për ta ulur si figurë si ‘’bejtexhi’’ në lëmin e letërsisë, por këto janë të nivelit amatorial dhe fyes për këtë personalitet të madh të fushës së dijes.

Gjithashtu për aktivitetin e tij për paqen pas vitit 1912 ai nominohet për çmimin  Nobel. Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj. Kurse qeveria komuniste përveçse e anashkaloi si figurë për shumë kohë ia hodhi edhe eshtrat në lumin Bunë.

Ju rrugaça sallahana

vagabonda shakllabana,

rricna t’ndyet, mikrobe të kqij

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbë mbi dhé

der kur ju, tu tallë me ne,

do t’na qelbi fis e atdhé?

Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. Ai ngelet një nga figurat më emblematike për shqiptarët.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit