MENU
klinika

1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Atentati në Tiranë, zbardhet skema e krimit

05.10.2018 - 08:48

Për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vdekur, Rigers Gaxha, 26 vjeç dhe  janë plagosur tre persona, pas kontrolleve të kryera, dyshohet se janë përdorur edhe dy pistoleta.

Deri më tani qëndron dyshimi se objektiv i atentatit ka qenë 36-vjeçari, Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë.

Martinaj është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës.

Dy palët në konflikt kanë qenë brenda lokalit. Mes tyre ka pasur fillimisht një konflikt fizik e me pas u përdoren armët. Dyshohet se janë përdorur 2 pistoleta. Njëra prej tyre është gjetur në vendin e ngjarjes. Burimet thonë se konflikti ka nisur nga viktima Rigers Gaxha, i cili ka goditur me grusht palën kundërshtare. Me pas ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 tyre.

Burimet thonë se skena ka qenë e përgjakshme dhe lokali është mbushur me gjak. Jashtë lokalit policia sekuestroi 2 mjete, të cilat dyshohet se i përkisnin palëve në konflikt nje BMW dhe një Honda të ndezur.

Ndërkohë rreth 2 orë pas ngjarjes në një spital privat në Tiranë u paraqit një tjetër person i plagosur me armë zjarri duke e çuar në 3 numrin e të plagosurve.

Policia nuk jep identitetin e të plagosurit te 3, por motivet të paqarta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!