MENU
klinika

Ngrihet grupi hetimor

Atentati në ish- Bllok/ Martinaj jashtë rrezikut, Hasa rëndë

05.10.2018 - 08:26

Atentati i ndodhur mbrëmë në kryeqytet solli vrasjen e Rigers Gaxha, 26 vjec, truproja i Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me Leart Hasajn.

Mësohet se Martinaj i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën. Ai kishte marrë një plumb në qafë. Pas operacionit Martina, është dërguar në një spital privat.

Por ai që ndodhet në gjendje kritike është Leart Hasa, të cilin e kanë bërë shosh plumbat. Ai ka plagë në bark, stomak, zorrë, mëlçi, plagë edhe në gojë dhe gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka blinduar spitalin e traumës, ndërsa në gjithë Tiranën janë ngritur pika kontrolli nëpër të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Po kështu policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja të cilat mund të hedhin dritë mbi krimin e trefishtë.

Gjithashtu mësohet se është  ngritur grupi hetimor, i cili  përbëhet nga Kreshnik Ajazi e Artan Lulo. Grupi drejtohet nga Elisabeta Imeraj, e cila është drejtuese e prokurorisë së Tiranës.

Per momentin grupi i hetimit ndodhet ne drejtorinë e Tiranës ku po pyeten deshmitarët dhe po sekuestrohen kamerat te bizneseve përreth. Të pranishëm në drejtorinë e Tiranës janë edhe drejtuesit e larte të policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Si ndodhi rrëmbimi dhe vrasja e e tij dy vite më parë.

Arrestohet në Spanjë një nga autorët e vrasjes së Jani Prengës

"Ja pse vendosëm të organizojmë tubimin për 110-vjetorin e Pavarësisë"

Kryebashkiaku i Nju Jorkut për “VOA”: Ne i njohim shqiptarët

“Samiti i BE në Tiranë i jep goditje fatale nismës ‘Ballkani i Hapur’”

Berisha tregon dy anët e medaljes së protestës më 6 dhjetor