MENU
klinika

6 të plagosur

Athinë/ Sherr me thika mes shqiptarëve dhe grekëve

29.10.2018 - 08:40

Një sherr me thika në Greqi ka përfunduar me 6 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50 në Geraka të Atikës, në periferi të kryeqytetit Athinë. 

Autoritetet helene ende nuk kanë të dhëna nëse bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave. Pjesëtarët e sherri u përplasën në kryqëzimin e rrugëve Domoko dhe Geraka.

Sipas mediave fqinje 4 prej tyre janë të plagosur me thikë dhe 2 me armë. Të plagosurit me armë janë një grek dhe një shqiptar. Greku ka marrë plumb në fyt dhe është në gjendje të rëndë. Në vendngjarje është gjetur një armë.

Policia greke nuk e lidh ngjarjen me vrasjen në Gjirokastër, ku 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas që hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, u qëllua për vdekje nga forcat e RENEA-s.

“Ngjarja nuk ka lidhje me protestat në ambasadat shqiptare,” bëri me dije policia greke.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi