MENU
klinika

“Pjesë e ‘bandës së Berishës’”

Babai i Stresit padit deputetin e PS, kërkon 20 mln dëmshpërblim

16.10.2018 - 12:59

Nëse reperi Stresi duket se ka rënë disi në qetësi gjatë kohëve të fundit, duke u marrë më shumë me jetën e tij personale pas martesë dhe muzikën, tashmë “ka dalë në skenë” babai i tij.

Sali Lushaj u akuzua pak ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, se është pjesë e “banës së Berishës”. Por reagimi nuk ka vonuar nga Lusha, i cili ditën e sotme ka paditur në gjykatë deputetin socialist për këtë deklaratë.

Mësohet se Sali Lusha kërkon një dëmshpërblim prej 20 milionë lekësh të vjetra.

Në një video të publikuar për çështjen ‘Babalja’ deputeti i PD-së Ervin Salianji paraqiti sipas tij bisedën mes Sali Lushajt dhe Fredi Alizotit, bisedë në të cilën implikohej emri i Ballës. Kaq mjaftoi që socialisti të ‘shpërthente’ në akuza ndaj Lushajt, i cili ka qenë edhe herë të tjerë objekt sulmi nga deputeti socialist.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore