MENU
klinika

Rrëfehet Fredi Alizoti

Babalja/ “100 mijë eurot do mi jepte Salianji”

11.10.2018 - 17:28

Fredi Alizoti, i dyshuar si aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e Babales, në dëshminë e tij dhënë këtë të enjte në Prokurori, ka pranuar se videon e përgjuar të publikuar nga Salianji në emisionin ‘Opinion’, e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Ndër të tjera Alizoti ka thënë se videoja dy është bërë pranë selisë së Partisë Demokratike. Sipas dëshmisë së zbardhur, Alizoti ka deklaruar se e ka identifikuar personin që e ka pyetur në video por nuk ka dhënë detaje të tjera. Gjithësesi ai konfirmon se u mbetet deklarimeve që ka bërë në prokurori më datë 1 qershor, ku ka pohuar se është ai që ka imituar zërin e Agron Xhafajt me pretendimin se ‘Babalja’ i kishte premtuar 100 mijë euro që do t’ja paguante deputeti Salianji.

Fredi Alizoti është njeriu që dyshohet se në audiopërgjimin e njohur si Babalja, imitoi zerin e vëllait të ministrit, Agron Xhafaj. Për akuzën “kallëzim i rremë” Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për të.