MENU
klinika

Detajet

‘Babalja’ montazh/ Rama nxjerr sot ‘surprizat’ për Bashën

08.10.2018 - 08:40

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe mendohet se objekt të kësaj mbledhjeje, por edhe sikurse ka bërë vetë të ditur kryeministri dy ditë më parë, ai do të mbajë një fjalë për zhvillimet e fundit, përfshirë edhe masat e arrestit për çështjen “Babalja”.

Para dy ditësh kur foli prokuroria, kryeministri Rama kishte një paralajmërim për kryetarin e PD, Lulzim Basha.

edi rama konica.al
edi rama konica.al

“Fli deri pasnesër (sot) kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, shkruante Rama në statusin e para dy ditëve.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burg për Albert Veliun të njohur edhe si ‘Babalja’ dhe për kunatin e tij, pasi audio përgjimi ku akuzohet vëllai i ministrit të Brendshëm u cilësua si montazh nga organi i akuzës, bazuar te ekspertiza.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”