Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të Prokurorisë për çështjen e audio përgjimit e njohur si ‘Babale’, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.
Alibeaj tha se Prokuroria nuk heton krimin, por denoncuesit dhe se Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të ikë natën për në Itali.
“Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama përmes veglave në prokurori nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? Çfarë është bërë me personat trafikantë që shfaqen ne materialin gazetarit? Rama ka instaluar një shtet privat mafioz. Prokuroria përdoret nga Rama si zyrë e propagandës për manipulimin publik”- tha Alibeaj.