MENU
klinika

Detajet

“Babalja”, Vendimi: Burg Alizotit, detyrim paraqitje gazetarit

09.10.2018 - 14:04

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Fredi Alizotin, personi i cili thuhet nga Prokuroria se interpretoi zërin e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Po kështu gjykata ka lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi.

Fredi Alizoti nuk dha asnjë shpjegim para gjykatës. Avokati kërkoi lehtësim të masës pasi babai i Fredi Alizotit ka ndërruar jetë 13 ditë më parë, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje të rënduar dhe i biri është i vetmi që mund ta ndihmojë.

Nga ana tjetër avokatët e gazetarit Jetmir Olldashi thanë se s’ka asnjë provë që ai ka kryer kallëzim të rremë. Megjithatë prokuroria mendon se ka prova se Albert Veliu me të njohurin e tij Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë inskenuar ngjarjen.

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka folur për mediat pas vendimit të gjykatës, ndërsa vuri në dyshim procedurën e ndjekur nga prokuroria për marrjen e kampionit të zërit.

“Prokurori e quan të paligjshëm pse e publikoi në Partinë Demokratike. Ça pune ka prokuroria se si e publikon lajmin gazetari. Çdo prokuroria që i hyn kësaj pune. Momenti i dytë është çështja e procedurës së marrjes së provave. Ore zotëri si është marrë kampioni i zërit. Nëse nuk është procedura e duhur, bie gjithçka”, deklaroi Gjata.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!