MENU
klinika

Qëndrimi i tij

Balla në Komisariatin e Krujës? Dëshmon në Prokurori

04.10.2018 - 18:00

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, ku është i përfshirë djali i deputetit, Rrahman Rraja.

Oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu pretendon se u kërcënua në praninë e Taulant Ballës më 21 korrik.

Përveç çështjes së Xhisielës, Balla do të sqarojë për kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të PD Lulzim Basha, deputeteve Edi Paloka dhe Enkelejd Aliebeaj si dhe oficerit Emiljano Nuhu dhe gazetarit Basir Collaku.u

balla-konica.al
balla-konica.al

Në këtë kallëzim Balla i akuzon të përmendurit më sipër për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shpifje’.

Balla do pyetet nga Prokuroria edhe për faktin se pse është përmendur nga oficeri Emiljano Nuhu në denoncimin e tij, ndërsa për këtë çështje është hapur një hetim.

Ish-oficeri i Krujës pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Mësohet se kryetari i grupit parlamentar të PS, i pyetur për këto akuza, i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke mohuar se ka qenë në komisariatin e Krujës duke u shprehur se nuk ka lidhe me këtë histori.

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj