MENU
klinika

Jo më kallëzime

Balla për ‘Babalen’, tregon kush e bëri videon e re të Salianjit

11.10.2018 - 13:16

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit në lidhje me akuzat që janë bërë në drejtim të tij për çështjen Babale.

Balla u shpreh se në videon “Babale 1”, janë tre aktorë të përfshirë duke përfshirë Fredi Alizotin, Albert Veliu dhe Ervin Salianji.

Më tej deputeti i PS, tha se ai nuk do të bëj më kallëzime në Prokurori, pasi tashmë çështja është në dorë të drejtësisë.

taulant-balla-konica.al
taulant-balla-konica.al

Pjesë nga deklarata:

Unë i bëra kërkesë gjykatës, thirreni Bashën pasdite se paradite nuk e kap dot orarin.

Transmetimi që Ervin Salianji, që është bërë në oborr të SHQUP-it, nga ish drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është që PD nuk thotë ende nuk është gazetari i radhës te video e radhës, se unë nuk di që ish drejtori i lulit të ketë punuar ndonjë ditë gazetar.

Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Ervin Salianji, në “Babale 1”. Të njëjtët person në hall bashkëpunuan dhe hodhën në opinion një video të re, nuk bëj më kallëzim, se çështjen e ka prokurori por duket qartë se atyre u janë ofruar nga 100 mijë euro për kokë për rolet.

Sot do vijoni të dëgjoni të njëjtin lum akuzash. Detyra e PD përballë qytetarëve është, zyrtarisht të distancohet ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj. Në ’92 partia më e madhe në 2018 në shkrirje e sipër. PD dikur partia e idealeve të dhjetorit sot nuk di si t’ia vë emrin, ka plot merita të shkëlqyera në 28 vite po me Bashën në krye të saj, Berisha i vuri njollën e turpit kësaj partie.

Basha duhet të kërkonte ndjesë publike për përfshirjen e turpshme, Salianji ka vënë në shërbim edhe gazetarin Olldashi, që ky ka qenë edhe pjesë infiltrimi edhe nga SHISH që e bën edhe më të rëndë këtë histori puçi.”

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë