MENU
klinika

Balla përkrah bosit të drogës

Balla përgënjeshtron foton e Berishës: Dështoi në photoshop

08.10.2018 - 10:16

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha, bëri publike një foto, ku në mbishkrimin e së cilës shkruan se në këtë foto, është Taulant Balla dhe Maksim Beço, që sipas tij, është arrestuar në 2015 për trafik kokaine.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi nga kryetari i grupit parlamentar të PS, i cili e konsideron një dështim në fotomontazh të deputetit demokrat.

“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu dështuan përsëri sot turpshëm me një fotomontazh, i cili ishte realizuar keq.

Morën një person qe nuk i di as emrin, prenë një fotografi timen dhe prodhuan foto të montuar, të cilin portalet e Zenit të Saliut dhe të kunatit të Lulit e bënë lajm.

Po më mirë të kishit vënë Lulin bashkë me Babalen, sesa këtë tipin.”

Postimi i Berishës:

 

berisha-konica.al
berisha-konica.al

Përgënjeshtrimi i Ballës:

balla-konica.al
balla-konica.al